Tmerr në Tajlandë, shkrumbohet klubi i natës, 14 të vdekur, mbi 40 të plagosur (VIDEO)

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shkatërrues shpërtheu në një klub nate të mbushur plot në Tajlandë.

Më shumë se 40 të tjerë janë plagosur - 14 prej të cilëve u plagosën rëndë - nga flakët në lokalin rreth 90 milje në juglindje të Bangkok në orët e para të mëngjesit.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Pamjet rrëqethëse tregojnë të pranishmit që ikin nga ndërtesa ndërsa flakët dhe tymi dalin prej saj rreth orës 1 të mëngjesit të së premtes.

Në sfond dëgjohen britma, ndërsa disa persona që kanë dalë nga ndërtesa janë përfshirë nga flakët.

Forcat e Shpëtimit thane se flakët u përshpejtuan nga shkuma që ishte spërkatur në mure për të izoluar tingullin e klubit dhe iu deshën zjarrfikësve më shumë se tre orë për të kontrolluar flakët.

Dëshmitarët raportojnë se zjarri u përhap me shpejtësi, duke përfshirë ndërtesën brenda një minute.

Tmerr në Tajlandë, shkrumbohet klubi i natës, 14 të vdekur, Tmerr në Tajlandë, shkrumbohet klubi i natës, 14 të vdekur,