Përfshihet nga flakët apartamenti në katin e tetë në Lezhë, dërgohet në spital gruaja
Nga Elvis Hila Përditësimi i fundit 6 Gusht 2022, 08:56
Një apartament në qytetin e Lezhës është përfshirë nga flakët ditën e sotme.
Zjarri u shfaq në katin e 8-të të një pallati në rrugën Shtraus, ndërsa menjëherë ka mbërritur zjarrfikësja e cila ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Fatmirësisht nga zjarri nuk pati dëme në njerëz.
Në banesë ndodhej një zonjë e cila mori lëndime dhe u dërgua në spitalin rajonal te Lezhes pa rrezik për jetën.

