Vrasja e Jonadës, koha ulëret për veprim dhe dinjitet. Sot në orën 19.00, përballë Ministrisë së Brendshme
Vrasja e Jonadës, koha ulëret për veprim dhe dinjitet. Sot në orën 19.00, përballë Ministrisë së Brendshme.
Ka shume arsye madhore për të protestuar në këtë vend. Por më madhorja mbi të gjitha është rrëmbimi i jetës që na kanë bërë dhe po na bëjnë.
Tri dite pasi Jonada e vogël humbi jetën tragjikisht e vrarë nga një komisar me grada policie që ushtronte me arrogancë zanatin e skafistit, dy fëmijë që luanin top në plazhin e Golemit u përzunë nga aty nga pronari i gjithëpushtetshëm.
Kjo nuk është Shqipëria për të cilën punojmë dhe duam të jetojmë, ku na kanë rrëmbyer tokën, ujin, gëzimin e fëmijëve.
Kryeministri thotë me paturpësi dhe me të njëjtën arrogancë me të cilën u vra në det Jonada 7 vjeçare, se ky është sezoni me i rregullt. A nuk na uronte po kështu një diell të bukur nga Velipoja, një vit më parë, i njëjti kryeminister, vetëm pak orë pasi në këtë plazh gjatë natës ishin vrarë 4 persona?! Dikush mendon ti lejmë Zotin.
Jo, unë them që para se ti lejmë Zotin, në tokësorët duhet të mblidhemi njeherë sonte dhe ti tregojmë se dinjiteti ynë është shumë më i lartë dhe askush nuk mund të bëjë arrogantin me ne. Jonada humbi jetën, një fëmijë tjetër mbeti i plagosur, Agustini dergjet në spitalin e Traumës me lëndime të thella trupore, që nuk dihet sa kohë do i marrë rikuperimi dhe a do mundet të jetë i dobishëm për veten e tij dhe familjen pasi të dalë nga spitali.
60 përqind e shqiptarëve sipas Bankës Botërore nuk kanë mjete financiare për të bërë pushime. Të tjerë, edhe ata që kanë pak mundësi, këtë vit nuk prenotuan pushime. Ata pak që i kthen nga emigrimi malli për vendlindjen e ca të ushqyer nga propaganda rilindase, i vrasim në det. Dhe i vetmi 'Zoti i Kënaqur' në këtë vend është kryeministri që hedh helmin me cicërima në tëitter dhe shpura e tij që ka kapur çdo gjë në këtë vend. Sot në orën 19.00 përballë Ministrisë së Brendshme. Koha na ulëret të gjithëve të veprojmë.