Gjyshja 90-vjeçare merr diplomën e 8-vjeçares: Dua të shkoj në shkollën e mesme!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Qershor 2022, 17:40
Nëntëdhjetë vjet shënon në gjendjen civile, ndërsa u kthyer edhe një herë si një 14 vjeçare duke u futur në provimet e klasës së tetë.
Annunziata Murgia, edhe pse në një moshë që po i afrohet të të njëqindave, u diplomua në Dolianova, disa kilometra larg Cagliari.
Ajo kishte lënë studimet në Luftën e Dytë Botërore, por kjo gjyshe e vendosur dhe e fortë donte certifikatën e shkollës dhe e mori atë.
“Tani dua të shkoj në shkollën e mesme”, - shtoi ajo plot entuziazëm.
