Tragjikomedia “Gjaja” transformon teatrin “Migjeni” në sallë funerali, godet krimin dhe korrupsionin
Në hyrje një arkëmort.
Teatri “Migjeni” është transformuar, duke marrë pamjen e një salle funerali.
E gjitha pjesë e skenografisë së shfaqjes “Gjaja” të Joe Orton, e cila erdhi nën regjinë e Altin Bashës dhe lojën e aktorëve të teatrit të Shkodrës.
Një komedi e zezë angleze që në lojë ndjek fatet dhe fatkeqësitë e dy hajdutëve të rinj amatorë, të cilët kanë grabitur bankën ngjitur me sallonin e funeralit.
E gjithë ngjarja në fund zbulohet dhe nxjerr në pah atë që ishte një prej fenomeneve shqetësuese mesit të shekullit 20, korrupsionit, i cili nuk kursen as vdekjen.
Skena dhe qëndrime që ngjajnë aq aktuale edhe me kohën që jetojmë, ku korrupsioni mbetet një plagë e hapur e shoqërisë.
Altin Basha: Në tërësi vertikalja e mendimit të veprës është se fuqia transformuese e parasë. Fuqia transformuese e parasë nuk ndalet përpara asnjë lloj aktiviteti tjetër qoftë ai politik, artistik moral, shpirtëror, erotik.
Misioni i teatrit është të japë mesazhe, ta bëjë shoqërinë të reflektojë dhe për këtë aktorët, nuk e kishin të vështirë të futeshin në role.
Jozef Shiroka: Për fat të keq nuk do të doja të ishte realiteti jonë i afërt me këtë pjesë por çfarë të bëjmë, kjo është.
Simon Shkreli: Na ka adh thika në ashtë.
Nikolin Ferketa: Një qark i cili po vazhdon sillet e sillet, pavarësisht pse ne po luftojmë.
Krist Lleshi: Unë luaj një infermjere e cila është e korruptuar nga koka te këmbët.
Rita Gjeka: Mendoj se është shfaqje e cila është shumë më e rëndësishme se një seancë parlamentare.
Komedia do të rikthehet në vjeshtë në teatrin “Migjeni”.
