Plagosje me sende të forta në Krrabë, ngjarja pas një konflikti mes dy personave

Një plagosje me sende të forta ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Krrabë.

Policia e Tiranës njofton se si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi  Gj. M. ka goditur me sende të forta shtetasin A. G., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.