A do të digjet dhe raundi i tretë pa kandidatura? Balla: Opozita mos të na kushtëzojë me "prano një nga emrat tanë, o s’ka!”
Nëse opozita nuk propozon kandidat për President, edhe raundi i tretë me 30 maj do të digjet ashtu si dy raundet e para.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, duke folur për gazetarët pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve ftoi opozitën që të paraqesë propozimet e saj me emra, pasi sipas tij ka dhe 6 ditë kohë që mund të arrihet një marrëveshje.
Po theksoi se Partia Socialiste nuk do të pranojë një negociatë me kushte nga opozita të llojit “o prano një nga emrat tanë, o s’ka”.
Balla: Besoj që ajo që është gjëja më e qartë është se edhe në raundin e tretë nuk do të ketë një emër të propozuar me 20 apo më shumë firma nga partia Socialiste. Ne sot presim propozime konkrete nga opozita. Nuk kam marrë qoftë dhe një ermër të vetëm prpozim nga opozita zyrtarisht që të kem mundësi dhe të shkoj te grupi i PS dhe të them se ky është propozimi i Opozitës. Si të shprehem unë kur nuk ka propozim. Ka pasur keqkuptim? Ok, por sot është e qartë. Kemi 6 ditë kohë që të shkojmë deri në datë 30 me një emër. Kushti, o zgjidh një nga emrat tanë ose nuk pranohet, kjo nuk shkon. Sot e patë qëndrimin e grupit të PD-së. Në rast se do ketë një propozim, ajo është e pranueshme dhe do të vlerësojmë mundësinë nëse kandidatura gjen edhe mbëshetjen tonë ose jo.
