Analisti Kraki kritik ndaj Ramës: Shqipëria nuk mundet ta shikojë Kosovën me syzet e Beorgadit
Analisit Nezir Kraki, është shprehur se Serbia ende e konsideron Kosovën si tokë të saj. Nisur nga kjo në një intervistë për RTV Ora, ai tha se Kryeministri Rama nuk mund të fotografohet në mesin e përfaqësuesit serb të presidencës boshnjake, Millorad Dodik dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç.
Kraki tha se Shqipëria nuk mund ta shikojë Kosovën me syzet e Beogradit, ndërsa shtoi se vendi ynë duhet t’i qëndrojë afër Kosovës.
Nezir Kraki: Serbia ende Kosovën e konsideron si tokë të sajën dhe në çdo takim e përsërit këtë fakt. Nuk mundet Edi Rama, të futet në foto Millorad Dodik që është fashist, i njohur serb në Bosjne dhe nga ana tjetër me Aleksandër Vuçiç, duke e lënë Kosovën në një cep atje larg. Shqipëria duhet t’I qëndrojë afër Kosovës pa i shpallur luftë Serbisë, pa e konsideruar si armike. Shqipëria nuk mundet ta shikojë Kosovën me syzet e Beorgadit.

Intervistoi Sebastian Zonja, përgatiti Anila Kolgjini.
