"Çpo ndodh?!"

Publicisti Ilir Demalia, ka dhënë një opinion për sulmin terrorist që ndodhi ditën e djeshme në Kabul.
Po ashtu ai ka sjellë disa fotot e aeroplanëve ushtarakë, të cilët po bënin ushtrime në kohën që ndodhi dhe sulmi
“Dje ishim në Winooski Vermont. Në Winooski është Army National Guard Armory ku gjenden dhe disa F-35 A më modernet sot në botë. F-17 dhe F-21 të rusit dhe kinezet duken si karrocat e talibanezve.
Një F-35-A kushton 78 milion dollar dhe Amerika ka 670 të tillë F-35-A. Nja 3 copë po bënin ushtrime dhe fotografova në fluturim F-35-A në të njëjtën kohë që në telefon shfaqej lajmi se në Kabul, nga dy shpërthime të ISS-K dikur pjesë e Talibanit, tashmë grupimi më i rrezikshëm terrorist në emër të vendosjes Kalifatit, të cilët kanë 78 akte terrori që nga 2018 dhe dy shpërthimet dje në Kabul ku humbën jetën 13 ‘Felloë American’ u plagosën 30 dhe humben jetën rreth 200 afganistanas që pritnin të largoheshin nga Kabul si shkak i ardhjes se talibanëve në fuqi.
Si ka mundësi të ndodhë kjo, kur këta shpellarë primitiv talibanezë si çetat e Haxhi Qamilit, të kërcënojnë ushtrinë më të fuqishme të
Botës, që në armatim dhe teknologjinë e armatimit janë me e madhe se gjithë ushtritë e botës dhe 100 vjet përpara si teknologji?!! Me tre F-35-A USA do të shkatërronte çetat talibanë apo ISI-K të Haxhi Qamilit, që janë i njejti mut. Çpo ndodh?!”



