A deshiron te jesh Burre?

Ti qe shikon trafik ne njerin krah mos u fut duke parakaluar makinat qe kane ndaluar, per te shkuar me shpejt, se ata qe presin nuk jane idiote, apo nuk kane pune, apo e kane durimin pa kufi dhe te te shikojne ty.

Ti qe vjen ne korsine e shpejtesise e ben me drita nga pas duke pare qe rrugen e kam te zene e me ngjitesh pas dhe gati sa nuk perplasem.

Ti qe ske llogjike e deshiron qe une te perplasem e ti te ecesh shpejt per adrenaline.

Ti qe hyn ne parakalim e ben me drita duke te ardh perballe si bishe qe une duhet te ul shpejtesine qe ti te parakalosh e te hysh ne korsine tende.

Ti qe hyn ne parakalim dhe kur perballe te vjen makine dhe je gati te me hedhesh ne kanal per te shpetuar veten tende.

E perse e gjitha kjo? A mund ta di? Kishe ndonje hall? Te shkosh me shpejt ne plazh? Ne shtepi? Ne kafe?

A e di o vlla qe keto qe ti i quan lojra marrin jete? A e di se sot iken 4 jete? A e di se me keto lojra dy vajza te vogla nuk jetojne me? A e di se nje baba qe iku ne emigrim per nje jete me te mire nuk i dhuron dot me lule vajzes se tij. Nje nene iku bashke me vajzat. Po pse loje eshte kjo?

Ti e ke mburrje mes shokeve qe e bere Saranden per 2 ore e gjys, apo Shkodren per 1 ore. Por si? Nese nuk ke vrare njeri, sa vetave ia ka rrezikuar jeten, stresuar, frikesuar. Jeta nuk eshte 5 minuta, nuk eshte se dole i pari te trafik duke renduar e zene vendin nje makine para teje qe mund te kete nje femije qe qan.

A do ti te jesh burre?

Burre eshte ai qe duron trafikun, qe nuk bezdis me drita, qe nuk te vihet pas e te trysnon ne shpejtesi, burre eshte ai qe udheton i sigurte per veten dhe te tjeret. Kete burre Zoti e do fort, i jep qetesi dhe durim, ne cdo sprove e qeteson dhe i jep miresi. Per keta burra ka nevoje vendi, familja, shoqeria. Zoti ju ruajt te gjitheve!

Koment ne facebook