Video/ I riu nga Kamza inskenon arrestimin dhe i propozon të dashurës për martesë në mbrëmjen e maturës

Teksa  maturantët po mbyllin një kapitull të tyre në festat që kanë organizuar nuk kanë munguar as surprizat dhe befasitë.

Në një video që qarkullon në rrjetet sociale, shihet se në mbrëmjen e maturës në Kamëz, janë bërë edhe propozime për martese.

Djali që i ka propozuar vajzës ka inskenuar një arrestim nga policia e më pas ka propozuar  për martesë, në ambientet e jashtme në lokalin ku po organizohej dhe mbrëmja.

Fillimisht të gjithë kanë mbetur të habitur kur ka mbërritur policia, e më pas janë habitur nga gjesti që ka bërë i riu. Kjo skenë u shoqërua me shumë duartrokitje dhe ovacione, ku nuk kanë munguar as përqafimet mes dy të rinjve.