Zyrtarët të Doganës së Hungarisë kanë sekuestruar 23 kg marijuanë në një autobus që vinte nga Kosova.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Dogana e këtij vendi, nëpërmjet një njoftimi në Facebook.

Ajo çfarë ka habitur më shumë zyrtarë është mënyra sesi ishte kamufluar lënda narkotike.

Sipas njoftimit, sasia e drogës ishte fshehur brenda disa thasëve të mbushur me speca turshi.

Në autobusin nga Kosova ndodheshin dy shoferë dhe 24 pasagjerë.

“Personeli ynë ka gjetur më shumë se 23 kilogramë marihuanë, deri sa po kontrollonte autobusin nga Kosova në Röszke. Dy shoferët dhe 24 pasagjerët nuk deklaruan mallra e tyre doganore”, thuhet në njoftimin e Doganës së Hungarisë. 

Sipas autoriteteve doganore vlera e drogës në tregun e zi përllogaritet në 160 mijë euro.