Zyrtare/ Zlatan Ibrahimovic rinovon kontratën me Milanin

Zyrtare/ Zlatan Ibrahimovic rinovon kontratën me Milanin

Tashmë gjithçka është zyrtare, Zlatan Ibrahimoviç rinovoi kontratën me skuadrën e Milanit për 1 vit.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ekipi përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare.

Suedezi do të jetë pjesë e kuqezinjve deri më 30 qershor të vitit 2021 dhe do të përfitojë një pagesë prej 7 milionë eurosh neto.

"AC Milan është i lumtur të njoftojë se Zlatan Ibrahimović ka rinovuar kontratën e tij me Klubin deri më 30 qershor 2021. Kampioni suedez filloi udhëtimin e tij me klubin në 2010 kur bëri 85 paraqitje dhe shënoi 56 gola gjatë një periudhe që dha gjithashtu një Scudetto dhe një Supercoppa. Ibrahimović u kthye në Milano në janar të këtij viti dhe kontribuoi në mënyrë të konsiderueshme në kthimin e AC Milan në Evropë, duke shënuar 11 gola në 20 ndeshje, duke arritur pikën e 100 paraqitjeve me kuqezinjtë. Sot, Zlatan Ibrahimović u bashkua përsëri me shokët e tij të skuadrës dhe trajnerin Stefano Pioli në Qendrën Sportive Milanello, ku ai mori pjesë në seancën e tij të parë stërvitore të sezonit" - shkruhej në njoftimin e klubit.

EMISIONET