Pas përfundimit të kampionatit, Kukësi ka zyrtarizuar trajnerin e ri.

Në krye të stolit të verilindorëve të jetë Skënder Gega i cili pasoi Orges Shehin.

Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një postimi në Facebook.

Gega do të prezantohet ditën e hënë (3 korrik) në sallën e konferencave në orën 11:00 në stadiumin “Air Albania”.

Kukësi e përfundoi kampionatin në vendin e dytë pas Tiranës në kuotën e 66 pikëve.