Lajme jo të mira për Milanin në prag të ndeshjes kundër Juventus.
“AC Milan komunikon se Ante Rebiç dhe Rade Kruniç kanë rezultuar pozitivë në tamponët e kryer dje para ndeshjes kundër Juventus. Futbollistët janë asintomatikë ndërsa janë futur në karantinë”, thuhet në njoftim, raporton Ora News.
Sipas klubit kuqezi, pjesa tjetër e skuadrës ka dalë negative.

Kujtojmë se për këtë sfidë nuk është i gatshëm as Zlatan Ibrahimoviç i dëmtuar dhe Tonali i pezulluar.
Nga ana e Juventus, mungojnë Juan Cuadrado dhe Alex Sandro, edhe këta të infektuar me Covid-19 si dhe Alvaro Morata i dëmtuar.
/a.r,OraNews