Zyrtare/ Milani firmos me Sandro Tonali

Zyrtare/ Milani firmos me Sandro Tonali

Një ëndërr që bëhet realitet. Pas shumë tentativash për të firmosur, Sandro Tonali do të veshë më në fund fanellën e kuqezinjëve.

Tonali sapo ka nënshkruar kontratën me Milanin dhe zyrtarizimi ka ardhur nga klubi Lombard me anë të një postimi në faqen e saj.

"AC Milan është i lumtur t'iu njoftojë se ka fituar, mbi një bazë të përkohshme me të drejtën e blerjes përfundimtare, shërbimet e mesfushorit Sandro Tonali nga Brescia" - shkruan klubi në faqen zyrtare.

Talenti italian do të mbajë veshur fanellën me numrin 8-të që më parë  e ka mbajtur veshur idhulli i tij, Gennaro Gattuso.

Sport Lajme milan sandro tonalli

EMISIONET