I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela, analisti Julian Zyla u shpreh se PD me komunikim që bën ka një hendek më të madh se sa PS-ja.

Zyla: PD në komunikim që bën ka një hendek më të madh se sa PS-ja. PD-ja thotë se është katastrofë, Rama në 8 vite në vendnumëro, por shqiptarët nuk e besojnë këtë. Ajo që thotë PD e pavërtetë dhe shqiptarët nuk e besojnë. Cila do të ishte zgjidhja? Që të jesh sa më afër të vërtetës.

Aeroporti i Vlorës dhe disa projekte të tjera janë shtyrë për arsye konkrete. Ka qenë si arsye edhe pandemia. Ky është komunikimi i gabuar që ka PD-ja. PD-ja po lufton një betejë me mjete të vjetra.