Zv.ministri i Ramës: Protestuesit janë të paguar, nuk jepet qeveria për 50 vetë që prishën semaforë

Zv.ministri i Ramës: Protestuesit janë të paguar, nuk jepet

Në një intervistë për gazetaren Matilda Mcini në Ora News, zv.ministri i Shëndetësisë Albert Nikolla, teksa komentoi protestat disa ditore në Tiranë e rrethe, u shpreh se të rinjtë që marrin pjesë në to janë të paguar.

Sipas tij, nuk ishin protestat që e detyruan ministrin Lleshaj të jepte dorëheqjen, por morali dhe konjukturat politike të momentit.

“Ka një keqkuptim dramatik, gati absurd krejt, që zoti Lleshaj ka dhënë dorëheqjen për shkak të protestave, nuk është e vërtetë. Kjo është fallse, e rremë. Nuk e ka dhënë dorëheqjen prej protestave. Nuk jepet qeveria për 50 vetë që prishën semaforë. Ai e ka dhënë dorëheqjen për shkak të moralit dhe qëndrimeve politike. Meqë dha dorëheqjen zoti Lleshaj ta japë edhe zoti Veliu. Kjo është absurde! Nuk kanë lidhje fare.

Unë jam vetë prind që kam dy fëmijë që po i afrohen moshës 18-vjeçare. Unë e di që vajza ime është në gjimnaz, i jep dikush 10 mijë lekë për të thyer një semaforin e lagjes, e Tiranës. Unë nuk e lejoj diçka të tillë. Unë mendoj se ata janë të paguar".

Vendi Lajme Ora News protesta intervista Politikë Aktualitet matilda mcini albert nikolla

EMISIONET