Zonat e Lira Ekonomike, Kryemadhi: Do e kthejmë Durrësin në një qytet lider në rajon për tërheqjen e investimeve

Zonat e Lira Ekonomike, Kryemadhi: Do e kthejmë Durrësin në

Një ditë pasi publikoi programin e forcës politike që drejton për qytetin e Durrësit, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi shprehet se, projekti në fjalë do ta shndërrojë qytetin më të madh bregdetar të vendit në një qytet lideri në rajon.

Përmes një postimi në Facebook, Kryemadhi shton se, tërheqja e investimeve të huaja direkte do bëjë që problemet me papunësinë dhe varfërinë që sot përballen qytetarët e Durrësit dhe i gjithë vendi do ti lihet historisë.

Monika Kryemadhi: Zonat e Lira Ekonomike Durrësi 1 dhe 2, si projekte strategjike zhvillimi ekonomik, do e kthejnë Durrësin në një qytet lider në rajon për tërheqjen e investimeve të huaja direkte, duke ja lënë historisë problemet me papunësinë dhe varfërinë që sot përballen qytetarët e Durrësit dhe i gjithë vendi.

LSI dhe unë jemi të angazhuar për një Shqipëri që punon, për një ekonomi që i shërben familjeve dhe ndalimit të shpopullimit të brezit të ri.

Na ndajnë pak ditë nga data e ndryshimit dhe ne do ta bëjmë Shqipërinë, shtëpinë tuaj.

Vendi Lajme durres monika kryemadhi Politikë LSI Aktualitet programi

EMISIONET