Një 59 vjeçar ka rënë në prangat e Policisë pas dyshimeve se është përgjegjës për zjarrvënien në lagjen nr.2 në Kashar.

I akuzuari është identifikuar si K.Xh., 59 vjeç.

Sipas informacioneve, zjarri ka rënë në vendin e quajtur “Pompat e Ujit”, nga ku është përhapur duke dalë jashtë kontrollit dhe duke djegur dhjetëra rrënjë ullinj dhe pemë frutore, në pronësi të shtetasve D. Xh., Sh. K. dhe R. K.

Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për  veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.