Autoritetet greke janë duke bërë përpjekjet e tyre për të strehuar migrantët të cilët janë duke qëndruar në qiell të hapur në ishullin e Lesbos pasi zjarri shkatërroi kapin e tyre.

Rreth 13.000 persona kanë kaluar natën në rrugë, fusha dhe në parqe makinash.

Ministri i Migracionit Notis Mitarachi, tha se ka dërguar anije për të strehuar përkohësisht në bordin e anijeve 2.000 njerëz.

Gjithashtu ai shtoi se autoritetet janë duke punuar për të siguruar strehim urgjent pranë vendit të shkatërruar të kampit Moria.

“Sot do të merren të gjitha veprimet e nevojshme për të strehuar menjëherë familjet dhe personat në nevojë”- tha ai.

Zjarri shpërtheu rreth orës 00:00 të mesnatës të 9 shtatorit, kur refugjatët dhe migrantët që kishin rezultuar pozitivë për koronavirusin refuzuan të izoloheshin.