Zjarri përfshin masivin pyjor në fshatrat e Korçës

Zjarri përfshin masivin pyjor në fshatrat e Korçës

Zjarret po djegin pyjet edhe në shtator. 15 hektarë pyll pishe janë përfshirë nga flakët në Korçë, ku terreni i vështirë vështirëson vënien nën kontroll.

Masivi pyjor mes fshatrave Leshnje, Lubonjë dhe Roshanj në Korçë po shkrumbohet.

Një vatër zjarri e përmasave të mëdha është aktive në zonë prej më shumë se 24 orësh.

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe prej 15 hektarësh me pishë dhe bimësi të ulët.

30 forca zjarrfikëse të ndihmuar edhe nga punonjës të njësive administrative janë përfshirë në betejë me flakët.

Por terreni i thyer malor vështirëson izolimin e vatrave ndërsa era favorizon përhapjen e zjarrit.

Muaji shtator konsiderohet me rrezik të lartë për zjarre pas muajve të nxehtë të verës, ku pjesa më e madhe e rasteve ishin zjarrvënie aksidentale ose të qëllimshme.

https://youtu.be/jPNN69gcLTk

Vendi Lajme Kronike zjarr Aktualitet roshanjt lubonje

EMISIONET