Një zjarr masiv ka përfshirë Malin e Bratit ditën e sotme (30 gusht) në Vlorë.

Pranë vatrës së zjarrit ka banesa dhe bagëti.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga zjarrëfikësja e Selenicës.

Banorët denoncojnë se nuk po kujdeset askush për shuarjen e flakëve.

Sipas tyre, zjarrëfikësja është lajmëruar por nuk ka ardhur ende.