Zjarri i cili ka filluar që prej mesnatës së djeshme në Manati të Lezhës vijon të djegë sipërfaqe të mëdha pylli.

Gjatë orëve të pasdites flakët i janë afruar dhe banesave të cilat rrezikojnë të digjen.

Deri më tani 15 ha pishë  janë djegur në malin e Balgjajt në Bashkinë Mat si pasojë e një zjarri ka marrë përmasa të mëdha.

Për shkak të terrenit, ndërhyrja e zjarrfikësve është e vështirë në rrugë tokësore, ndaj Autoritetet lokale bëjnë apel për ndihmë nga ajri pasi flakët do të djegin një ndër kurorat më të bukura të Matit.

Lexoni edhe: Shkrumbohen “mushkëritë” e gjelbra: Zjarre në zonat e pyllëzuara në Durrës, Mat e Lezhë