Tre pacientë që gjendeshin në terapi intensive dhe një doktor humbën jetën pasi një spital Covid u përfshi nga flakët gjatë orëve të natës.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Zaporizhzhya, në juglindje të Ukrainës.

Guvernatori i rajonit, Oleksander Starukh tha se zjarri shpërtheu në katin e parë të spitalit ku pacientët ishin në ventilim, ndërsa tetë njësi të tjera arritën të evakuoeshin, raporton Reuters.

Autoritetet ukrainase po hetojnë mbi shkaqet e zjarrit.

Nga nisja e pandemisë Ukraina ka regjistruar më shumë 1.2 milion raste koronavirus dhe mbi 23 mijë vdekje.