Zjarr në një banesë pranë Pazarit të Ri, dyshohet se është i qëllimshëm

Zjarr në një banesë pranë Pazarit të Ri, dyshohet se

Një banesë në afërsi të Pazarit të Ri në Tiranë është përfshirë nga flakët.

Mësohet se banesa ndodhet në rrugën “Muharrem Gurra” de është në pronësi të I.P..

Nga flakët raportohen vetëm dëme materiale, ndërkohë që është bërë evakuimi në kohë i banorëve.

"Më datë 12.02.2021, rreth orës 11:05, në rrugën “Muharrem Gura”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I. P, ku ka vetëm dëme materiale, pasi nga sherbimet e Policisë u bë e mundur evakuimi në kohë i banorëve", njofton Policia.

Paraprakisht dyshohet për zjarr të qëllimshëm, duke qenë se banesat janë të vjetra dhe pritet të ndërtohen pallate të reja. Zjarri është përsëritur edhe para 3 ditësh në të njëjtin vend, teksa mendohet se ndërtesat shkatërrohen që të nisë ndërtimi i pallateve.

Policia ka nisur menjëherë hetimet.

Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vendi Lajme Lajmi i fundit tirane zjarr Aktualitet pazari i ri muharrem gurra

EMISIONET