Një banesë në Luz të Vogël në Kavajë, rreth orës 12:40 është përfshirë nga flakët.

Mësohet se banesa është në pronësi të SH.T., 94 vjeç, i cili si pasojë e flakëve ka marrë dëmtime në trup.

I moshuari është dërguar menjëherë për mjetin në spital dhe po monitorohet nga mjekët.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.