Një apartament ka marrë flakë mesditën e kësaj të enjte në zonën e Freskut në Tiranë.
Nga zjarri ka dëme materiale por i gjithë pallati është rrethuar nga tymi duke krijuar panik te banorët.
Në flakë është përfshirë apartamenti në katin e 3-të, i cili ka pësuar dëme të mëdha materiale.
Në apartament jetonin një çift i ri me dy fëmijë të vegjël, ndërsa mësohet se kur kanë filluar flakët ka qenë një prej tyre brenda i cili është nxjerrë nga banorët e tjerë të pallatit.
Dy zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, duke parandaluar përhapjen në katet e tjera të pallatit, por ekipi i shpëtimit është ndeshur me vështirësi për shkak se mjeti nuk afrohej deri në zonë.
