Godina e Sigurimeve Shoqërore në Fier është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm (5 shtator).

Zjarri ka rënë në katin e parë të godinës, ndërsa shkak dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

‘’Sot rreth orës 07:20, në lagjen “15 Tetori” ne katin e parë të Sigurimeve Shoqërore, ka rënë zjarr’’, informon policia.

Mësohet gjithashtu se janë djegur disa dokumente.

Në vendengjarje shkuan shërbimet e policisë dhe forcat zjarrfikëse të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.