Godina e Shërbimit të Provës në afërsi të SPAK është përfshirë nga flakët këtë të premte.  Pak minuta pas ngjarjes flakët u vunë nën kontroll nga shërbimi zgjarrfikës teksa raportohet vetëm për dëme materiale.

Një zyrë në godinën e Shërbimit të Provës është përfshirë nga flakët këtë të premte.

Nga informacionet paraprake raportohet vetëm për dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur pranë gjykatës penale të krimeve të rënda dhe burgut 313 në zonën e ish- Stacionit të Trenit.

Burimet nga shërbimi zjarrfikës thanë se pak minuta pas ngjarjes, flakët janë vendosur nën kontroll pa pasoja njerëzore.

Nga ana tjetër burime të Ora News thanë se vatra e zjarrit ka qenë në një zyrë në katin e dytë të ndërtesës, ku mësohet se është djegur një tavolinë dhe një numër dosjesh.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe bashkë me zjarrfikësit po hetojnë shkakun e zjarrit që paraprakisht dyshohet se ka ardhur nga një shkëndijë elektrike.