Një 42 vjeçar humbi jetën pasi banesa ku jetonte u përfshi nga një zjarr.

Ngjarja u shënua rreth orës  06:00 , në Vërdovë të Pogradecit,viktimë mbeti Nardi Xhukellari.

Ai jetonte i vetëm  në katin e dytë të kësaj shtëpie, ndërsa në katin e parë banonte i vëllai me familjen.

“Shikoj katin e dytë ishte kaluar nga flakët lart banonte vëllai dhoma e tij ishte djegur komplet dhe dera jashtë kishte marrë flakë menjëherë e pamë s’bënim dot gjë për të shpëtuar vëllain morëm fëmijët dhe  dolëm jashtë” tha vëllai i viktimës

Nikolin Xhukellari, tregon se arriti të nxirrte nga banesa fëmijët, dhe gjithçka tjetër brenda saj u shkrumbua duke i lënë tashmë në qiell të hapur.

”Nuk kemi marrë dot as rrobat e fëmijëve fëmijët i kemi nxjerrë zbathur”

Kryefamiljari thotë se njoftoi shërbimin zjarrfikës, por mjeti nuk arriti deri aty për shkak të ngricës në rrugë e krijuar nga temperaturat e ulta

”Më këmbë erdhën punonjësit për shkak të rrugës kishin ngrirë rrugët  dhe zjarrfikësja xhironte”

Dyshimet janë shkak për zjarrin mund të jetë bërë një shkëndijë elektrike pasi 42 vjeçari që mbeti viktimë ngrohej me një kalorifer

Njoftimi i Policisë Pogradec

Informacion paraprak

Më datë 18.01.2021, rreth orës 06:00, në fshatin Vërdovë, Pogradec, ka rënë zjarr në një banesë, në katin e dytë të së cilës jetonte i vetëm shtetasi N. Xh., 42 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor dhe shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, ku po punohet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.