Një zjarr i madh ka shpërthyer në portin e Bejrutit, duke shkaktuar panik midis banorëve vetëm një muaj pasi një shpërthim masiv vrau më shumë se 190 njerëz.

Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin në objekt, i cili u shkatërrua nga shpërthimi i 4 gushtit kur gati 3,000 tonë nitrat amoni shpërthyen.

Një kolonë tymi i zi doli nga porti me flakë portokalli që kërcenin nga toka.

Ushtria tha se zjarri kishte përfshirë një depo gomash dhe nafte dhe zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e tij.

Helikopterët e ushtrisë gjithashtu po merrin pjesë në përpjekjet për të shuar zjarrin.

Banorët në panik thyen dritaret dhe thirrën njëri-tjetrin për t’i paralajmëruar ata për zjarrin e ri. Stacionet e TV lokale thanë se kompanitë që kanë zyra pranë portit u kanë kërkuar punonjësve të tyre të largohen nga zona. 

Trupat libaneze mbyllën rrugën kryesore që kalon pranë portit duke devijuar trafikun në zona të tjera.

Shpërthimi i 4 gushtit vrau më shumë se 190 njerëz, u plagosën rreth 6,500 dhe dëmtuan mijëra ndërtesa në kryeqytetin libanez. 

Pamja e një zjarri tjetër të madh një muaj më vonë krijoi panik në mesin e banorëve të traumatizuar nga shpërthimi i muajit të kaluar.