Një pikë e pjesëve të këmbimit është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Elbasan.

Sipas informacioneve të para, pika e servisit është në pronësi të shtetasit K.B., banues në Elbasan dhe ndodhet në anë të rrugës Elbasan-Ish Metalurgjiku.

Si pasojë e flakëve të zjarrit po digjet një magazinë me pjesë kembimi si dhe dy mjete të cilat kanë qenë të parkuara brenda ambjenteve të këtij servisi.

Dëme në njerëz nuk ka.

Sakaq zjarrëfikësja ka mbërritur në vendngjarje dhe ka arritur të vendosë nën kontroll flakët.

Vijon puna për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.