Zhvillohet sot në Bruksel takimi i rradhës Kosovë-Serbi. Debate në Prishtinë

Zhvillohet sot në Bruksel takimi i rradhës Kosovë-Serbi. Debate

Mbahet sot në Bruksel takimi i radhës Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e emisarit special të Bashkimit Evropian për dialog Mirosllav Lajçak.

Ky i fundit ka thënë se në takimin e sotëm, temë diskutimi do të jenë pretendimet financiare dhe aranzhimet për komunitetin jo shumicë.

Sipas tij, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç kanë rënë dakord që ekipi negociator të ndjekë këto tema, raporojnë mediat e Prishtinës.

“Të dyja temat janë shumë komplekse, për këtë arsye nesër do të diskutojmë për pretendimet financiare dhe aranzhimin për komunitetin jo shumicë në ditët në vijim”, është shprehur ai.

Takimi i sotëm në Bruksel ka shkaktuar debate të ashpra në Kosovë. Mundësia e riaktualizimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe në dialogun me Serbinë konsiderohet e rrezikshme nga presidenti, opozita dhe shoqëria civile.

Edhe pse kryeministri Hoti tha nuk do të hapet kjo temë, Lëvizja Vetëvendosje thotë se do të rezistojnë kundër jetësimit të “Zajedincës”.

Ndërkohë, presidenti Hashim Thaçi kërkoi nga Kuvendi përmes rezolutës t’i ndalojë të negociojë për çështje të brendshme të Kosovës.

Por, kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se në kryeqytetin evropian nuk do të diskutohet asociacioni.

Në vitin 2016, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se 23 nene të marrëveshjes për asociacionin janë në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

Kosove Rajoni Lajme Serbi Kosovë Vuçiç hoti takimi bruksel

EMISIONET