Zhvendosja e votuesve, Koka: Regjistrat jashtë kontrolli, Rama po bën çdo gjë për manipulimin e zgjedhjeve para procesit

Zhvendosja e votuesve, Koka: Regjistrat jashtë kontrolli, Rama po bën

Emisioni investigativ “BOOM” në Rtv Ora denoncoi mbrëmjen e kësaj të enjteje skandalin që po ndodh në vend pikërisht në kohën që partitë politike kanë ndezur motorët e fushatës elektorale.

Qytetarët e Tiranës  po zhvendosen pa dijeninë e tyre në Njesi të tjera Administrative. 

Gazetari, Bledian Koka, i ftuar në Rtv Ora thotë se opozita po paguan në një farë mënyrë bojkotin e zgjedhjeve të fundit vendore.

Sipas tij, një orë e më parë opozita duhet të kërkojë ngritjen e një tas-force për monitorimin e të gjitha lëvizjeve që po bëhen si nga ana e Ministrisë së Brendshme ashtu edhe e Bashkive.

Në gjykimin e tij, kjo mazhorancë po bën çfarë është e mundur që zgjedhjet në mos i fitoftë në tavolinë, ti manipulojë pa shkuar në proces.

Koka: Regjistrat janë jashtë kontrolli. I kontrollon Ministria e Brendshme por edhe bashkitë, 1 e kontrollon Voltana Ademi dhe 60 të tjera i kontrollon kryeministri Edi Rama dhe mund të bëjë me listat e zgjedhësve çfarë të dojë.Po bën identifikimin se kush janë votuesit, të vetët i di, ata që nuk janë votues potencial të PS do të vijë momenti që nuk do të dinë se ku kanë emrin.Një votuesi nga Tirana që ja çon emrin në Lezhë do të dekurajohet ditën e votimit. Është mekanizmi i radhës.

Opozita një orë e më parë duhet të bëjë kërkesë për një ngritjen e një task-force për verifikimin dhe për monitorimin e të gjitha lëvizjeve që po bëhen si nga ana e Ministrisë së Brendshme ashtu edhe e Bashkive.Mjafton që në secilën kuti votimi të zhvendosen 20-30 veta nga njësia 5 te 7.

Kaq i duhen Ramës, për çdo kuti votimi të ketë minus 20 vota të opozitës kjo pastaj bën diferencën në rang kombëtar. Kjo mazhorancë po bën çfarë është e mundur që zgjedhjet në mos i fitoftë në tavolinë, ti manipulojë pa shkuar në proces. Identifikimi biometrik me gjithë këto zvarritje po pamundësohet teknikisht për tu vendosur.

Intervista në studio me gazetaren Beti Njuma, përgatiti për online Besjana Kuçana

Vendi Lajme Politikë denoncimi i boom bledian koka listat e votuesve

EMISIONET