Në taracën e një pallati në lagjen numër 17 të qytetit të Durrësit një kabllo elektrik ka shkaktuar ndezjen e shtreses hidroizoluese të taracës. 

Kontakti me 2 depozita uji i kabllos ka shkaktuar edhe një zhurmë të madhe, që dyshohet të ketë ardhur për shkak të bymimit të depozitave të mbyllura nga ngrohja e shkaktuar poshtë tyre.

Banorët thanë se zhurma ka qenë e madhe dhe shqetësuese

Në vend kanë shkuar forcat zjarrfikëse që e kanë vënën nën kontroll zjarrin.

Në vendngjarje po shkojnë ekspertët hetimorë dhe oficeri policisë  gjyqësore.