Zhupa: Veliaj anuloi tenderin për mobilimin e bibliotekës inekzistente të Kombinatit, letrat e çonin për ndjekje penale

Zhupa: Veliaj anuloi tenderin për mobilimin e bibliotekës inekzistente

Përmes një postimi në Facebook, zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa shkruan se Veliaj ka anuluar tenderin për mobilimin e bibliotekës inekzistente të Kombinatit.

Zhupa shkruan se Veliaj e ka anuluar këtë tender, pasi mund të shkonte për ndjekje penale.

Zëdhënësja e PD-së thekson se do vazhdojë të mbrojë interesat e qytetareve te Tiranes dhe të nxjerrë çdo fakt e provë se si e keqmenaxhon Tiranen Veliaj.

Zhupa: Veliaj kryemashtruesi, pas demaskimit publik ka anuluar tenderin për mobilimin e bibliotekës inekzistente te Kombinatit. Çuni i Terpanit, kryebashkiaku i emëruar, paska dale dje ne këshillin bashkiak edhe e ka mbrojtur medemek do merrte mobilim për një vend fantazmë qe biblioteka ende s’ka.

Por ne relacionin teknik siç mund ta shikoni ne tender e ka te caktuar edhe godinën ekzistuese edhe arsyet e mobilimit qe s’kishin lidhje me realitetin. Vetëm një mashtrues serial i kapur ne shpërdorim mund te vazhdoj te mashtroj publikun me pallavra edhe pse ne fakt e ka anuluar se letrat e çonin për ndjekje penale.

Unë do vazhdoj te mbroj interesat e qytetareve te Tiranes, çdo ore edhe çdo dite, te nxjerr çdo fakt e prove se si e keqmenaxhon Tiranen, sesi e ke kthyer ne beton, ke paralizuar qytetin dhe mendon vetëm per oligarkët dhe pasurimin tënd.

Vendi Lajme veliaj kombinat ina zhupa biblioteka ndjekje penale

EMISIONET