"Zhdukja" e 2 milionë euro nga Thesari/ Ministrja e Financave: U transferuan te një operator ekonomik

"Zhdukja" e 2 milionë euro nga Thesari/ Ministrja e Financave: U

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se lidhur me rastin janë suspenduar dy zyrtarë dhe një është arrestuar.

Ajo ka thënë se përfitues është një operator ekonomik, për të cilin ka thënë se nuk mund ta zbulojë për shkak të mosdëmtimit të hetimeve.

“Paret janë tërhequr prej Ministrisë së Infrastrukturës dhe kanë kaluar te një operator ekonomik me 9 tetor”, ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar se zyrtari i arrestuar ka punuar mbi 11 vjet në Thesar.

Bajrami ka thënë se buxheti është i sigurt dhe janë duke u hetuar të gjitha transaksionet.

"Sot fatkeqësisht lajmi nuk është aq i mirë. Bëhet fjalë për 4 transaksione të dyshimta që kanë ndodhur nga llogaria e Thesarit. Rreth 2.1 milionë euro kanë shkuar në llogari të një operatori ekonomik. E kemi denoncuar rastin. Kemi kërkuar auditim të brendshëm. Janë suspenduar dy persona, një është arrestuar nga Policia e Kosovës. Ne tani kemi gjurmuar të gjitha transaksionet. Institucionet e rendit po bëjnë përpjekje maksimale që këto mjete t’i kthehen Thesarit të Kosovës. Është një rast i izoluar", është shprehur ajo.

“Më 20.10.2020 23:35 pas hetimeve të zhvilluara është arritur të arrestohet një i dyshuar m/k dhe dy të tjerë gjenden në arrati. Të dyshuarit dyshohet se duke keqpërdorur detyrën zyrtare duke përdorur thesarin shtetëror të Republikës së Kosovës kanë transferuar para në vlerë 2.077.995.90 milion euro. Janë bërë bastisje të shtëpive të dyshuarve, nuk është gjetur asgjë vetëm është konfiskuar një veturë pronë e njërit nga të dyshuarit. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin zyrtar të autoriteteve në Prishtinë.

Ndërkohë mediat kosovare kanë hedhur dyshimet se një pjesë e shumës ka dalë tashmë jashtë vendit.

Kosove Rajoni Lajme Kosovë Lajmi i fundit thesari 2 milionë euro hykmete bajrami

EMISIONET