Zgjerimi në Jon me 12 milje, Parlamenti grek jep "Ok"-in

Zgjerimi në Jon me 12 milje, Parlamenti grek jep "Ok"-in

Me 284 vota Pro, parlamenti grek që ka në total 300 deputetë, ka miratuar ligjin që lejon Greqinë të zgjerojë ujërat e saj territorial nga 6 në 12 milje.

"Për herë të parë që nga ishujt Dodekaneze në 1947, territori kombëtar është zgjeruar me rreth 10%, me procedura të bazuara plotësisht në rregullat e ligjit ndërkombëtar", tha kryeministri Kyriakos Mitsotakis në fjalën e tij në parlament.

“Zgjerimi i ujërave në Perëndim i dërgon në mënyrë të pashmangshme një mesazh në Lindje. Kjo tregon se dhuna nuk prodhon drejtësi, por që përkundrazi është ky ligj që prodhon paqe", vijoi ai, duke shtuar se zgjerimi është "një mesazh i qartë për ata që po përpiqen të privojnë vendin tonë", citon "Kathimerini".

Ligji parashikon zgjerimin e hapësirës detare të Greqisë deri në 12 mije në zonën e Detit Jon dhe të ishujve të tij deri në Kepin Tainaro në Peloponez.

Zgjerimi bëhet në bazë të nenit 27 të Kushtetutës së Republikës së Greqisë dhe miratimi nga Parlamenti kërkon shumicë të cilësuar.

Pas përfundimit të procesit të zgjerimit të Detin Jon, ministri i Jashtëm Nikos Dendias njoftoi qëllimet edhe për zgjerimin e zonës detare në Jug të ishullit të Kretës.

Në lidhje me Shqipërinë, kryediplomati solli në vëmendje deklaratat e kryeministrit Edi Rama që e quajti të drejtë zgjerimin e Greqisë.

Kryeministri shqiptar bëri një deklaratë të qartë, kur ai kritikoi qëndrimin e opozitës, se është në të drejtën tonë ekskluzive që të zgjerohemi në 12 milje,” tha Dendias një ditë më parë kur prezantoi projektligjin para deputetëve.

Sa i përket kufirit detar me Shqipërinë, pasi zgjerimi të depozitohet në Kombet e Bashkuara dhe të jetë pranuar ndërkombëtarisht, dy vendet do t’i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për ndarjen e zonave të kontestuara në Detin Jon, në lindje dhe në veri të ishullit të Korfuzit.

Palët nuk bien dakord për rolin që kanë ishujt në zonën e kontestuar.

Pas zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me Shqipërinë, Greqia do të ndeshet me negociata më të vështira me Turqinë për delimitimin e zonës ekskluzive ekonomike.

/a.r,OraNews

Rajoni Lajme Greqi Lajmi i fundit Greqi det parlamenti mitostakis votimi zgjerimi

EMISIONET