Zgjerimi me 12 milje/ Greqia e bën ligj: Një e drejtë e patjetërsueshme

Zgjerimi me 12 milje/ Greqia e bën ligj: Një e drejtë e

Greqia fut në fuqi dekretin presidencial që zgjeron kufijtë detarë helenë në 12 milje në Detin Jon.

Ministria e Jashtme e Greqisë, përmes një deklarate në faqen e saj zyrtare në internet, e cilëson vendimin për zgjerimin me 12 milje si të drejtë të patjetërsueshme.

Lexo edhe:

Zgjerimi i Greqisë në Jon, Nishani-Ramës: Po bëhesh avokat i interesit të tjetrit

“Me botimin e tij në Gazetën e Qeverisë, Dekreti Presidencial për mbylljen e gjireve dhe vizatimin e vijave bazë në rajonin e Detit Jon dhe Ishujt Jon deri në Kepin Tainaro në Peloponez hyri në fuqi sot.

Dekreti Presidencial u lëshua në zbatim të ligjit ratifikues të Konventës së Kombeve të Bashkuara 1982 mbi Ligjin e Detit. Ky është një hap i domosdoshëm për procesin e zgjerimit të zonës bregdetare të vendit në zonën e mësipërme, veprim i cili, sipas Konventës, është një e drejtë e patjetërsueshme e vendit.

Dekreti i Presidentit thekson se Greqia rezervon të drejtën të ushtrojë të drejtat e saj përkatëse në rajonet e tjera të territorit të saj, pasi ato rrjedhin nga Konventa për Ligjin e Detit, e cila pasqyron të drejtën zakonore ndërkombëtare.

Greqia, e vendosur në mënyrë rigoroze për mbrojtjen e së drejtës ndërkombëtare, përfshirë ligjin e detit, gjithmonë vepron në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme Greke.

Lexo edhe:

Deti “trazon” Ramën, shfryn në twitter: “Kritikuesit”, llum nacional-folklorik

Një ditë më parë, lidhur me këtë çështje, kryeministri Rama do të shkruante në Twitter:

"Shtrirja 12 milje e Greqisë në Jon s’ka lidhje me zonën joniane mes nesh. E drejta e 12 miljeve ushtrohet aty ku është e mundur dhe jo aty ku s’ka mundësi, siç është rasti në zonën mes nesh ku vija ndarëse do të vendoset me gjyq. Greqia e ka ushtruar këtë të drejtë së fundmi, fiks siç e ka ushtruar Shqipëria qysh në vitin 1990! Të tjerat janë dokrra.

Madje Rama kujtonte se jetojmë në shekullin XXI dhe në mes të Europës, ku nuk mund të “shiten” e “blihen” dot dete e territore as fshehurazi.

/a.r,OraNews

Vendi Lajme Politikë Lajmi i fundit dekreti Aktualitet deti zgjerimi ministria e jashtme e greqise

EMISIONET