Zgjerimi i Greqisë/ Kocaqi: Po të zbatohet e drejta ndërkombëtare, Shqipëria nuk humbet, duhet transparencë

Zgjerimi i Greqisë/ Kocaqi: Po të zbatohet e drejta

Në një intervistë për Ora News, historiania Elena Kocaqi u shpreh se zgjerimi në det lejohet vetëm atje ka mundësi ose kur nuk ke probleme me kufirin.

Për Kocaqin, po të zbatohet e drejta ndërkombëtare këtu, Shqipëria nuk ka çfarë humbet, sepse kjo e drejtë thotë se nuk mund të merrem për bazë ishuj dhe shkëmbinj që dalin në ujë.

Kocaqi: Ky zgjerim lejohet vetëm atje ka mundësi ose kur nuk ke probleme me kufirin. Zgjerimi në det të hapur mund të shkojnë deri në 200 milje. Në këtë rast po flasim në detin Jon ku mund të Greqia mund të pretendojnë, por jo në kufirin me Shqipërinë, ku duhet të ketë një marrëveshje ose të zgjidhet nga gjykatat ndërkombëtare. Zgjerimi në lidhje me Shqipërinë duhet të ketë një dakordësi për një marrëveshje mes dy vendeve. Për mua më mirë të mos çohet në gjykatë, sepse ne nga eksperienca i lëmë çështjet pas dore ore nuk i marrin shumë seriozisht.

Po të zbatohet e drejta ndërkombëtare këtu, Shqipëria nuk ka çfarë humbet, sepse kjo e drejtë thotë se nuk mund të merrem për bazë ishuj dhe shkëmbinj që dalin në ujë. Greqia ka standarde të tjera me Italinë dhe Libinë dhe të tjera standarde zbaton me ne. Kjo pasi ne kemi një klasë politike të paaftë. Ndërsa me ne kërkohet të përfitojë. Duhet drejtësi që secila palë të marrë atë që i takon, se deti është pasuri. Për këtë çështje nuk ka pasur nga asnjë qeveri shqiptare. Transparenca është minimumi që duhet bërë para publikut. Mendoj se çdo lloj negociate kanë dështuar dhe nëse nuk merret seriozisht kjo çështje, gjithmonë do të dështojmë. Shqipëria nuk duhet ta humbë atë pasuri se kemi humbur mjaft këto dy shekuj.

Kocaqi shtoi se për të është e papranueshme që dy vende si Greqia dhe Shqipëria të shkojnë keq me njëri-tjetrin.

Kocaqi: Për mua është e papranueshme që dy vende si Greqia dhe Shqipëria të shkojnë keq me njëri-tjetrin. Popujt nuk kanë asgjë me njëri-tjetrin. Është e papranueshme që mes nesh të ketë probleme, kur shqiptarët kanë një pjesë të territorit atje dhe kemi shumë emigrantë. Greqia duke qenë një shtet që i krijuar më parë se ne duke u bazuar te popullsia jonë, nuk duhet të na kishte trajtuar kështu, përkundrazi duhet të na kishte ndihmuar dhe të kishim bashkëpunuar.

Vendi Lajme marreveshje Aktualitet greqia elena kocaqi deti Intervista në Ora News

EMISIONET