Zgjedhorja, Gjermania e prerë: Parlamenti të miratojë marrëveshjen pa asnjë ndryshim

Në mesin e një debati nga mazhoranca dhe opozita parlamentare për miratimin e marrëveshjes për reformën zgjedhore, ka ardhur dhe reagimi i Gjermanisë.

Një nga drejtuesit kryesorë të CDU\CSU në Bundestagun gjerman, Johan Vadeful, kërkoi miratimin pa ndryshim të marrëveshjes mes paleve per Kodin Zgjedhor, të arritur në 5 Qershor në Këshillin Politik.

Përmes një postimi në Twitter ai shprehu keqardhjen që palët nuk kanë arritur ende miratimin e kësaj marrëveshje.

Postimi i plotë në Twitter:

Shpreh keqardhjen që marrëveshja e 5 qershorit nuk është kodifikuar akoma. Aprovimi me konsensusin e partive politike i reformës zgjedhore, pa asnjë ndryshim, si dhe zbatimi i saj është kyç për rrugën e Shqipërisë drejt BE. Nxis të gjitha palët, në veçanti, deputetët, ta finalizojnë këtë kriter të rëndësishëm. Forca Shqipëri.

Vendi reforma zgjedhore Politikë johan wadephul bundestagu gjerman

EMISIONET