“Ndaloni numërimin”. Ky është tweet-i i rradhës i presidentit të SHBA-ve Donald Trump.

Kandidati republikan në zgjedhjet e 3 nëntorit vijon me pretendimet e tij për parregullësi në procesin e numërimit.

Aktualisht, garën për Shtëpinë e Bardhë e kryeson Joe Biden, ndërsa republikanët pretendojnë se në shtetet e fundit, ato edhe më kyçe, janë bërë parregullësi.

Gara po zhvillohet ngushtë në disa shtete të përcaktuar edhe në fillim të votimeve që do të jenë çelësi i suksesit për të dy kandidatët.

Në Pensilvani, Trump udhëheq me një diferencë prej gati 165 mijë vota kur kanë mbetur edhe 780 mijë vota në total për tu numëruar.

Pensilvania ka 20 vota elektorale.

Në Karolinën e Veriut, udhëheq Trump me 78 mijë vota kur kanë mbetur edhe 350 mijë vota për të numëruar.

Karolina e Veriut ka në total 15 vota elektorale.

Xhorxhian përsëri e udhëheq Trump me gati 19 mijë vota kur kanë mbetur në total edhe 100 mijë vota për tu numëruar.

Xhorxhia në total ka 16 vota elektorale.

Nëse Trump arrin të mbaj këtë avantazh dhe në fund të sigurojë fitoren atëherë ai shkon në kuotën e 265 vota në kolegjin zgjedhor, dhe në këtë mënyrë gara do të përqendrohet në Nevada, ku do të zhvillohet beteja kryesore e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë.

Në Nevada janë numëruar gati 75% e vota dhe kanë mbetur për tu numëruar edhe 400 mijë vota, momentalisht është Biden i cili mban avantazhin me 7 500 vota kundrejt Trumpit.