Zgjedhjet presidenciale, Nesho: Biden me strategji të përcaktuar për Europën dhe Ballkanin, do marrë rol drejtues

Zgjedhjet presidenciale, Nesho: Biden me strategji të përcaktuar

Ambasadori Agim Nesho në një intervistë për Ora News ka folur për zgjedhjet presidenciale të zhvilluara në SHBA.

Nesho ka thënë se Biden do të drejtojë me një strategji të qartë për Europën dhe Ballkanin, teksa ka shtuar se ai do të punojë me të gjitha organizatat ndërkombëtare, nga ku SHBA është tërhequr vitet e fundit.

Nesho: Presidenti Biden do të ketë një strategji të përcaktuar për Europën, për Ballkanin duke nënvizuar ato vija kryesore që kanë qenë të dukshme në politikën amerikane. Ai do të fuqizojë problemin aleancës me BE, do të fuqizojë çështjen e NATO-s dhe mbrojtjen e Europës ku Amerika është një faktor direkt në garantimin e arkitekturës së mbrojtjes europiane. Do të riaktivizojë të gjitha aleancat që ka SHBA, duke u përpjekur të marrë rolin drejtues me anë të shembullit të tij.

Edhe në fjalimin e tij presidenti i zgjedhur Biden tha: Amerika nuk do të drejtojë më nëpërmjet forcës, por me shembullin e saj.

Së katërti do të futet angazhimi i Amerikës krah të gjithë organizatave botërore. Kemi një rikthim në politikën multilaterale, ku do të rishikohet politika që Amerika është tërhequr nga OBSH, apo organizatat e ndryshme ndërkombëtare, duke i dhënë një paritet punimit në ekip me të gjithë vendet e demokracive të tjera, ose vendet që janë të interesuara për zhvillimin e politikave globale që sjellin mirëqenien e njerëzve në botë.

Bota Lajme SHBA joe biden agim nesho

EMISIONET