Zgjedhjet presidenciale në SHBA, Georgia rinumëron votat

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, Georgia rinumëron votat

Georgia do të përballet me një proces rinumërimi të votave për zgjedhjet presdenciale.

Lajmi u prit mjaft mirë nga kampi “Trump”, të cilët kanë trumpetuar prej disa ditësh që zgjedhjet janë të vjedhura.

Vendimi u bë i ditur nga sekretari i shtetit Brad Raffensperger, një vendim i marrë pas akuzave të republikanëve. Ai tha se rinumërimi i votave do të zhvillohet në 159 qarqe në total.

Sakaq numërimi është konsideruar i rregullt në 97 qarqe në mbarë Georgian, ku kandidati Joe Biden kryeson rezultatin me 14.111 vota para presidentit në detyrë Donald Trump.

Bota Lajme joe biden zgjedhjet ne shba georgia

EMISIONET