Zgjedhjet parlamentare, rezultatin e votimit elektronik do ta mësoni me 26 prill

Zgjedhjet parlamentare, rezultatin e votimit elektronik do ta mësoni me 26

Rezultati zgjedhor i votimit elektronik, i cili do të pilotohet vetëm në njësinë 10 në kryeqytet, do të shpallet nga KQZ të nesërmen e ditës së votimit.

Vendimi i mor pasditen e sotme nga Komisioni Rregullator me pesë vota pro të anëtarëve.

Rezultati do të shpallet në orën 8 të mëngjesit të 26 prillit.

"Propozimi i zotit Çela është që rezultati do të shpallet të nesërmen e ditës së votimit në orën 8:00 të mëngjesit. Gjatë natës monitorohet me kamera" u shpreh kryetarja e Komisionit.

Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare do të mbahen me 25 prill.

EMISIONET