Zgjedhjet në Shqipëri, Burimi: Programet politike do doja të ishin premtime, prej vitesh të njëjtat figura

Zgjedhjet në Shqipëri, Burimi: Programet politike do doja të

Analisti Genc Burimi në një intervistë për RTV Ora është ndalur në një analizim të përcaktimit të programeve elektorale të partive në vend.

Burimi është shprehur se në vendin tonë prej vitesh paraqiten të njëjtat figura politike, ndërsa shtron si problematik faktin që votat do të numërohen vetëm nga të dërguarit e 4 partive.

Burimi: Prej 30 vitesh në Shqipëri në çdo prag zgjedhjesh është e njëjta diagnozë. Shqipëria nuk arrin dot të bëjë zgjedhje neutrale. Partitë e opozitës sot ankohen, ndërkohë që janë treguar vetë me gisht kur kanë qenë në pushtet nga partitë në opozitë të asaj kohe. Ju kujtohen në 2009, kur Rama dhe partia e tij braktisi Parlamentin sepse kërkonte rinumërimin e votave dhe partia e Berishës i dogji në mënyrë material, i eliminoi. Pritshmëria e parë është që të ketë zgjedhje të rregullta dhe të pakontestueshme, por kjo është e pamundur. Shikoni një rast alarm në Shqipëri ku me marrëveshje partiake, votat do të numërohen nga katër parti. Është e palogjikshme. Nëse ka 100 parti në zgjedhje, 100 parti mund të dërgojnë në qendrat e votimit regjistrues. Votat elektronike një skandal, në 4  vite çfarë u bë? Vota e diasporës një skandal.

Nga ana formale e zgjedhjeve kjo është që të kemi zgjedhje të pakontestueshme, të rregullta dhe të drejta. Edhe kësaj here besoj se është e vështirë. Do të doja të ishin premtime në radhë të parë, pastaj nëse janë realiste, vërtetë nuk ka asgjë revolucionare. Janë dy pritshmëri në programe, në aspektin e reformave demokratike dhe në aspektin e reformave ekonomike. Nga aspekti demokratik Shqipëria ruhet nga një lloj konfiskimi nga ajo që quhet aristokracia e politikës. Kemi po të njëjtat figura që shikojmë nëpër televizione, nëpër parti prej shumë vitesh. Janë bërë profesionistë të politikës. Jemi larg modelit skandinav ku një politikan kryen një funksion për një afat të caktuar kohor dhe pastaj largohet.

Intervista në studio për gazetaren Besmira Pelushaj, përgatiti për online Tea Islamaj.

Vendi Lajme zgjedhjet genc burimi Aktualitet RTV Ora programe politike

EMISIONET