Avokati Jozef Dedvukaj me banim në SHBA, ka folur për Ora News në lidhje me ecuritë e procesit zgjedhor në Amerikë.

Dedvukaj ka thënë se për shkak të pakënaqësive mund të parashikohen revolta në të gjithë vendin.

Mund të ketë revolta në disa vende, ku varet se cila palë ka pasur grupe që janë shpallur nga presidenti si terroriste, por kemi për të parë se në cilin krahë është e vërteta. Nëse rrinë në heshtje atëherë i quajnë demokratë, nëse çohen në revoltë për të kundërtën, atëherë janë republikanë. Janë disa gjëra që do të zhvillohen dhe do ti shikojmë më të qarta”, ka thënë avokati.

Ai ka vijuar me tej, duke theksuar se Trumpit humbja i ka ardhur për shkak të idesë së sulmit ndaj kundërshtarit që ai zgjodhi të bënte gjatë fushatës.

Dedvukaj: Trump nuk i ka diskutuar me popullin benefitet që ka pasur gjatë 4 viteve që ka qenë president. Është kapur më shumë me poshtërime, emra, se sa ti propozojë programin. Njerëzit nuk e kanë parë aq efektiv, sepse nuk i ka treguar të mirat e veta. Fjalët e tij mendoj që kanë pasur një peshë në humbjen e tij në këtë fushatë.