Teksa na ndajnë vetëm 3 ditë nga zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të përballen dy kandidatët, presidenti aktual Donald Trump dhe kandidati nga radhët e demokratëve Joe Biden, ish-Kongresmeni i Pensilvanisë, Jason Altmire, dha opoinionin e tij, si dhe bëri një pasqyrë të situatës në vend në prag zgjedhjesh. Ai foli për vendet më të rëndëishme përsa i përket votës, përfshirë edhe Pensilvaninë. Ndërsa për figurat kandidate i përshkroi si komplekse dhe të kundërta me njëra-tjetrën. Fitorja sipas Altmire i takon Biden, kjo sepse edhe vetë populli është i pakënaqur me Trump.

Jason Altmire: Zgjedhjet në Amerikë janë një betejë midis dy këndvështrimeve të ndryshme sa i përket politkave publike dhe botës. Këto dy kandiidatë, Joe Biden dhe Presidenti Trump, paraqesin dy ekstreme amerikane dhe zgjedhjet do të na tregojnë se cilat janë drejtimet e politikëss së jashtme dhe asaj të brendshme të Amerikës për vitet apo dekadat e ardhshme.  Në zgjedhjet presidenciale në SHBA, ajo që ka rëndësi për të fituar, është vota në çdo shtet. Shtetet si Pensilvania dhe Florida, ku vota është pak a shumë edhe e ndarë, është shumë e rëndësishme. Kushdo që fiton votën mazhoritare në këto shtete, do të fitojë edhe votën zgjedhore dhe kjo do të thotë që të shkosh drejt fitores së presidentit.

Jason Altmire foli për ato pika të forta që e bëjnë Biden bindës dhe me premisë për të fituar.

Jason Altmire: Pjesa  e tij  në fushën e politikës është pika e fortë. Ishte kryetar për çështjet e jashtme në senat. Ka dekada në eksperiencë dhe për këtë presidenti Trump po mundohet të tregojë që Joe Biden është shumë i vjetër për punën dhe që nuk është i duhuri për postin e Presidentit. Por kjo fushatë ka treguar se zv/presidenti Biden është ende një forcë sa i përket politikave publike. Ai ka shumë thellësi në çështjet politike, madje më shumë se presidenti Trump.

A do të jetë fitues i një mandate të dytë presidenti Trump, për këtë, ish-kongresmeni i Pensilvanisë, ka një përgjigje.

Jason Altmire: Është gjithnjë e mundur që Presidenti mund të fitojë. Jemi 3 ditë para zgjedhjeve por nuk duket kësisoj. Ai nuk kishte një fushatë kohezive. Fushatën e tij e bëri në një mënyrë të çorganizuar. Dhe mendoj se qytetarët po tregojnë se janë të palumtur me këtë situatë. Dhe Joe Biden është ai që po tërheq në çdo pjesë deri në ditën e zgjedhjeve.

Intervista në studio me gazetaren Matilda Mcini, përgatiti për online E.T