Zgjedhjet në Maqedoni, Sela: Koalicioni me BDI nuk do funksiononte, Ahmeti ka punuar për përçarjen e shqiptarëve

Zgjedhjet në Maqedoni, Sela: Koalicioni me BDI nuk do funksiononte, Ahmeti

Prej kësaj të hëne (13 korrik) kanë nisur votimet e përgjithshme në Maqedoninë e Veriut në një situatë aspak normale për shkak të koronavirusit.

Shqiptarët edhe njëherë shkojnë në këto zgjedhje të përçarë dhe me shumë parti duke mos dëshmuar vullnet për të qenë një fuqi e vetme.

Në një lidhje Skype për RTV Ora, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela u shpreh se ky koalicion është provuar më parë dhe se janë bërë gabime të shumta dhe se ende ndihen pasojat.

Ai shprehet se nuk do t'i prishin rregullat e demokracisë duke mohuar përfshirjen në një koalicion me BDI-në në të ardhmen.

Sela: Nuk është mirë që vetëm ajo ideja e bashkimit dhe të mos i mendojmë mirë propozimet që bëjmë. Demokracia dhe sistemi demokratik shumë partiak nuk është i shpikur nga ne shqiptarët por në esencë ka konkurencën ndërmjet koncepteve politike dhe llogaridhënien. Ne kemi qenë në një situatë ku kemi pasur vetëm një subjekt politik shqiptar dhe realisht gabimet më të mëdha në hapa dhe strategji i kemi bërë atëherë. Kjo përkon me periudhën e e shpalljes së pavarësisë kur shqiptarët mbetën në Parlament pavarësisht se me Kushtetutë u hiqej e drejta të cilët i kishin të garantuar. Sot e kësaj dite i vuajmë pasojat ndaj ne nuk i prishim rregullat e demokracisë dhe vetëm një subjekt politik do të bënte që të futej në skenën politike vetëm disa individë të cilët e dinë se shqiptarët nuk kanë zgjidhje tjetër vetëm për të votuar ata, nuk do i kthenin sytë kurrë tek shqiptarët. Ne kemi pasur kujdes si Aleancë për Shqiptarët.

Gjithashtu Sela nuk i ka kursyer akuzat për kreun e BDI-së Ali Ahmeti ku shprehet se ai ka punuar vetëm për të përçarë partitë politike shqiptare.

Sela: Ne shpresojmë që kemi arritur efektin e përçimit të mesazhit të elektoratit shqiptar. Në bllokun shqiptar garojnë vetëm dy koncepte politike tanimë. Është e reja e përfaqësuar përmes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës dhe Bashkimi Demokratik për Integrim i cili po qeveris prej 18 vitesh dhe ka ardhur momenti që të shkojnë në opozitë.  Ja ka dalë për mrekulli sepse Ahmeti është ai i cili ka mbijetuar në skenën politike. Ditën ka folur për bashkim dhe natën ka punuar fort për t'i përçarë partitë politike shqiptare. Deklarata të gënjeshërta nuk qëndron.

Ne i bëjmë ftesë që të rritet sa më shumë pesha e votës shqiptare duke votuar për konceptet politike shqiptare. Kur jemi te kjo, koncepti politik, i përhershëm dhe konstant dhe pa ndryshuar qasjen e vetë, është Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. BDI është subjekti që duhet të shkojë në opozitë, dhe unë nuk kam ndërmend që të amnistojë një veprim timin politik për llogaritë që duhet të japin për këto 18 vjet qeverisje të mia apo të këqija qofshin ato. Me BDI e kemi kundërshtar të cilët do i mundim në zgjedhje. Deklaratat e Ali Ahmetit nuk janë për tu marrë për bazë sepse janë deklarata të një politikani që po i rrëshqet dheu nga këmbët dhe nga ana tjetër është ai i cili nuk e ka respektuar një marrëveshje mes partive parlamentare shqiptare që është e jona për tryezë të përbashkët.

Intervista në studio me gazetaren Beti Njuma, përgatiti në online Endi Mullaj

Rajoni Lajme Maqedoni e veriut zgjedhjet ne maqedonia e veriut ziadin sela bdi

EMISIONET